Reperi shqiptar poston video duke konsumuar lëndë narkotike

Reperi shqiptar poston video duke konsumuar lëndë narkotike

21:44, 04/12/2020

Reperi i njohur ka një pyetje për të gjithë, teksa sjell video duke konsumuar lëndë narkotike.

Don Phenom ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, përmes së cilave ka edhe një pyetje për ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Ai u shfaq duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa pyet se a duhet të bëhen legale ato dhe pret përgjigjet e ndjekësve.

Don Phenom nuk është artisti i vetëm shqiptar që del haptas duke konsumuar lëndë narkotike, pasi veprime të ngjashme kanë bërë edhe disa të tjerë.

Ai ka paralajmëruar albumin e ri për të cilin është duke punuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa po xhiron edhe disa videoklipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco