JLo shembull, del me maskë në rrugë

JLo shembull, del me maskë në rrugë

12:32, 14/10/2020

JLo ishte veshur me kostum blu, teksa ajo dhe Alex Rodriguez darkuan në San Vincente Bungalows.

Jennifer Lopez ukej joshëse e veshur me ngjyrë blu, në darkë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, në Los Angeles, këtë të martë, shkruan DailyMail.

Diva 51-vjeçare, shkëlqeu teksa ajo dhe burri i saj shijuan një darkë në San Vicente Bungalows.

Për të kaluar natën në qytet, ajo kishte veshur pantallona dhe këmishë blu, të cilat ia theksonin figurën trupore.

Këngëtarja kishte lëshuar flokët në kaharor, ndërsa mbante në duar një çante me po të njëjtën ngjyrë sikurse kostumi.

Në anën tjetër, Alex kishte veshur një kostum me ngjyrë gri, të cilin e kishte kombinuar me këmishë rozë.

Dyshja po mbanin maska në fytyrë, si masa mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Kjo paraqitje e JLo vjen rreth një javë pasi ajo e veshur bardhë e zi, paralajmëroi pjesëmarrjen virtuale në një shfaqje mode.

Ajo u paraqit përmes një videoje në shfaqjen e Balmain në Javën e Modës në Pais, ku u fotografua midis Anna Wintour dhe Cindy Crawford.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco