The Sun, media prestigjioze britanike, së fundmi u ka kushtuar një artikull yjeve që janë shfaqur nudo, duke dhënë kështu dhe vlerësimin për to.
Në mesin e 8 femrave, është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila mori vëmendjen në 'American Music Awards' në vititn 2014 me një fustan rrjetë, duke treguar shumë nga trupi i saj dhe duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.
“Këngëtarja shqiptare i bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo në ‘American Music Aëards’ (Çmimet e Muzikës Amerikane) në vitin 2014, me një fustan rrjetë, që i zbulonte gjoksin, të cilit i kishte mbuluar thithkat. Ajo ka bërë emër me të njëjtat gjëra si kjo dhe karriera e 41-vjeçares është më pak goditëse”,- shkruajti “The Sun”.
Dhe, mes “e famshme apo gjysmake”, media britanike zgjodhi këtë të dytën për këngëtaren shqiptare.
Vajzat e tjera që u përmendën nga “The Sun” ishin: Amber Rose, Irina Shayk, Liz Hurley, Miley Cyrus, Kate Moss, Kelly Brook dhe Nicola Adams.
© SYRI.net