E rëndë/ U qëllua me armë zjarri, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

E rëndë/ U qëllua me armë zjarri, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

11:12, 05/10/2020

Aktori i njohur, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia.

Sipas Departamentit të Policisë në Atlanta ka treguar se aktori ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri.

Sipas deklaratës, ngjarja ka ndodhur të shtunën në 1:45 të mëngjesit, ku policia gjeti një mashkull të shtrirë në rrugë të pajetë.

Më vonë, burri u identifikua si Byrd, i cili u shpall ‘i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë’.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

“Fox News” ka kontaktuar me mikun e Byrd, Craig Wyckoff, i cili tha se aktori kishte patur një debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi.

Aktori u bë i njohur për rolet e tij në: “Set It Off”, “He Got Game” dhe “Ray”./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco