'Më dha pjesë të pagës së tij', aktorja e njohur flet për Chadwick Boseman

'Më dha pjesë të pagës së tij', aktorja e njohur flet për Chadwick Boseman

18:42, 29/09/2020

Aktori Chadwick Boseman, ndërroi jetë në muajin gusht në moshën 43 vjeçare për shkak të një tumori.

Humbja e tij shkaktoi një tronditje të thellë mes kolegëve e fansave të cilëve lajmi u mbërriti I papritur, pasi Chadwick e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen e tij. 

Së fundmi, në një intervistë për revistën “Empire”, aktorja Sienna Miller rrëfeu se Boseman i kishte dhënë një pjesë të pagesës së tij, duke u shprehur se ajo e meritonte të shpërblehej në atë mënyrë.

Chadwick, producent i filmit “21 Bridges” e kishte ftuar Sienën të bëhej pjesë e kastit. 

Aktorja 38 vjecare britanike shpjegoi se kishte kërkuar një sërë gjërash që studioja nuk donte t`ia plotësonte, dhe ylli i "Black Panther" e zgjidhi situatën duke pranuar të marrë më pak para për vete e duke atë të ndihej më e vlerësuar.

"Ai ishte një adhurues i punës sime. Kështu që ai më ofroi këtë film, dhe ishte në një kohë, kur unë me të vërtetë nuk doja të punoja më. Unë do të punoja pa ndërprerje dhe isha e rraskapitur.

Ky ishte një film me buxhet të madh dhe të gjithë e kuptojnë për pabarazinë e pagave në Hollywood, por unë kërkova një numër që studioja nuk do të arrinte.

Për shkak se unë hezitoja të kthehesha në punë dhe vajza ime po fillonte shkollën dhe ishte një kohë e papërshtatshme, unë thashë unë do ta bëj nëse kompensohem në mënyrën e duhur.

Dhe Chadwick përfundoi duke më dhuruar pjesë të të pagës së tij për të më çuar atë që unë kisha kërkuar. "/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco