Greqi, vala e të nxehtit më e keqe se në 1987 do të arrijë kulmin këtë fundjavë

Greqi, vala e të nxehtit më e keqe se në 1987 do të arrijë kulmin këtë fundjavë

08:46, 22/07/2023

Greqia pritet të përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjetët e fundit, ka paralajmëruar një meteorolog të premten, duke përmendur se valë të të nxehtit do të ketë edhe javën e ardhshme. “Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vjetët e fundit”, ka thënë Panagiotis Giannopoulos, meteorolog i transmetuesit shtetëror ERT. “Athina do të regjistrojë temperaturë mbi 40 gradë Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut”.

Athinë - Pas temperaturave mesatare prej 36,3 dhe niveleve maksimale prej 42,6 gradë Celsius të regjistruara nga stacionet e motit të vendit të premten, merkuri pritet të rritet sërish pak gjatë fundjavës dhe të arrijë në 45 gradë Celsius në disa vende në Greqi.

Greqia po përballet me një valë të zgjatur të nxehti, një "më e keqe se ajo e vitit 1987", sipas Antonis Lalos, drejtor i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik (NMS).

Pas një pushimi të shkurtër të hënën, kur temperaturat parashikohet të zbuten nga 2 deri në 5 gradë Celsius, një rritje e tretë e nxehtësisë do të godasë vendin nga e marta, tha NMS.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë në rajone do të jenë: 39 deri 41 gradë Celsius në Epir dhe Maqedoni;

42C në pjesë të Maqedonisë Qendrore; 42 deri në 43C në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Peloponez; 44C në pjesë të Thesalisë dhe Greqisë Qendrore lindore; 40 deri në 42C në Ishujt Jon, Dodekanez dhe Kretë; 39 deri në 41 gradë Celsius në Traki dhe në pjesën tjetër të ishujve.

Temperaturat maksimale të dielën në rajone do të jenë: 41 deri në 43 gradë në pjesë të kontinentit; 44C në brendësi të Greqisë Qendrore dhe Peloponezit; 45C në Thesali; dhe 39 deri në 41C në zonat ishullore.

Të hënën pritet që temperaturat të zbresin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, më shumë në pjesën lindore të vendit dhe më pak në atë perëndimore.

Të premten temperatura më e lartë (42.6C) është regjistruar në stacionin meteorologjik të Akrotirit, Hania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco