'Të akuzuar për krime lufte'/ CNN: Gjykata e Hagës kërkon urdhër-arresti për Sinwar dhe Netanyahun

'Të akuzuar për krime lufte'/ CNN: Gjykata e Hagës kërkon urdhër-arresti për Sinwar dhe Netanyahun

13:28, 20/05/2024

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC ) ka kërkuar urdhra arresti për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza, tha kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan për CNN.   

Khan theksoi se është kërkuar gjithashtu urdhër-arresti edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit - Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem dhe i njohur si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, Hamas, ‘lider politik’.

Urdhër-arrestet kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i prokurorit e vendos Netanyahun në pozicionin e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin GJNP lëshoi një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Një panel gjyqtarësh të GjNP do të shqyrtojë kërkesën e Khan për urdhër-arrest.

Khan tha se akuzat kundër Sinwar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë "shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në dhomat e paraburgimit".

“Bota u trondit më 7 tetor kur njerëzit u dëbuan nga dhomat e tyre të gjumit, nga shtëpitë e tyre në Izrael”, tha Khan për Amanpour, duke shtuar se “njerëzit kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë”.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktim të shfarosjes, shkaktimin e urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare, metoda të cilat synonin qëllimisht civilët në konflikt”, tha Khan Amanpour.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco