Berlusconit i jepet lamtumira në Katedralen e Milanos, 10 mijë njerëz në shesh

Berlusconit i jepet lamtumira në Katedralen e Milanos, 10 mijë njerëz në shesh

16:45, 14/06/2023

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare u përcoll në banesën e fundit ditën e sotme. Në orën 15:00 në Duomo të Milanos ku u kremtua varrimi në ceremoni morën pjesë personalitete të shumta, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Të pranishëm janë liderët e lartë shtetërorë të Italisë, duke filluar nga kryeministrja Giorgia Meloni e presidenti Sergio Mattarella.

Nuk janë bërë të ditur të gjithë emrat e liderëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë, për arsye sigurie, por duhet të jenë të pranishëm kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, ndër të tjerë.

Rreth dy mijë persona hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash. Pas funeralit shtetëror sot në Katedrale, arkivoli duhet të kthehet në kapelën e familjes në Arcore, ku u kremtua varrimi i nënës Rosa dhe motrës së saj Maria Antonietta dhe ku dje u kremtua mesha e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco