Trump: Prokurori i Sorosit duhet të heqë dorë nga çështja kundër meje

Trump: Prokurori i Sorosit duhet të heqë dorë nga çështja kundër meje

11:20, 18/05/2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se prokurori i majtë i qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, duhet të heqë dorë nga çështja ndaj tij.

“Njerëzit mendojnë se prokurori i Sorosit, Alvin Bragg, i cili kurrë nuk donte të sillte këtë çështje të ‘gjuetisë së shtrigave’ kundër meje në radhë të parë, do të heqë dorë nga ky 'RAST' qesharak dhe shumë jopatriotik për të kursyer shumë para, dhe gjithashtu për të ruajtur deri diku respektin për zyrën e tij”, postoi ai në Truth Social, duke shtuar: “Ai më pas do të jetë në gjendje të fokusohet në krimin e dhunshëm, i cili është i shfrenuar dhe krejtësisht jashtë kontrollit në Nju Jork”.

Sugjerimi i Trump vjen pas një dite të vështirë në gjykatë për Bragg.

Ekipi i mbrojtjes së Trumpit e zuri ngushtë “dëshmitarin yll” të prokurorisë Michael Cohen.

Avokatët e Trump rrëzuan një e nga një të gjitha pretendimet kryesore të prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco