Rusia mund t'i shtojë sulmet në Ukrainë, thotë Zelensky

Rusia mund t'i shtojë sulmet në Ukrainë, thotë Zelensky

14:05, 18/05/2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund t'i shtojë sulmet e saj në verilindje të Ukrainës pas avancimit që pati pranë qytetit Kharkiv.

Trupat ruse janë përpjekur të ecin përpara ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përpiqen të mbështesin një vijë fronti të dobësuar.

Zelensky pranoi se kishte probleme me personelin ushtarak dhe moralin, duke thënë se një numër brigadash ekzistuese ishin bosh.

Ai i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit mungonte dhe përsëriti thirrjet për aleatët që të dërgonin më shumë mbrojtje ajrore dhe avionë luftarakë.

“Sot kemi rreth 25% të asaj që na nevojitet për të mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky për aftësitë ajrore të Ukrainës.

“Që Rusia të mos ketë epërsi ajrore, flota jonë duhet të ketë 120 deri në 130 avionë modernë”.

SHBA miratoi së fundmi një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin mbështetje ushtarake.

Forcat ruse kohët e fundit filluan një ofensivë verore, duke rrëmbyer një numër fshatrash në kufirin veri-lindor të Ukrainës pranë Kharkiv - qytetit të dytë më të madh të vendit.

Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Synegubov tha të shtunën se rreth 10,000 njerëz janë detyruar të largohen brenda pak më shumë se një jave.

"Situata kontrollohet nga mbrojtësit e Ukrainës," shtoi ai.

Kryeministri polak Donald Tusk, ndërkohë, ka njoftuar se vendi do të shpenzojë mbi 2.3 miliardë euro  për të forcuar kufirin e tij lindor kundër "armiqve të mundshëm". Kufiri përfshin Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Zelensky gjithashtu i tha AFP se shumë ushtarë nevojiteshin dëshpërimisht në vijën e frontit.

"Ka një numër të madh brigadash, brigadash ekzistuese, që janë bosh. Ne duhet ta bëjmë këtë që djemtë të kenë një zëvendësim normal. Pastaj do të përmirësohet morali i tyre."

Një ligj i ri mobilizimi që synon zgjidhjen e kësaj hyri në fuqi të shtunën. Sipas rregullave të reja, mosha që njerëzit mund të rekrutohen në luftë është ulur nga 27 në 25 në një përpjekje për të rritur numrin e rekrutëve.

Vërshimi i vullnetarëve që pa Ukraina pas pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022 tani është tharë. Shumica e atyre që donin të luftonin janë ose të vdekur, të plagosur ose ende të mbërthyer në front duke pritur që të zëvendësohen nga rekrutët e rinj.

Në shkurt, Zelensky njoftoi se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë gjatë pushtimit të plotë të Rusisë. Në mënyrë tipike, zyrtarët ukrainas nuk i bëjnë publike shifrat e viktimave, po vlerësimet janë shumë më të larta.

BBC Russian, në një projekt të përbashkët me faqen e internetit Mediazona, ka vërtetuar vdekjen e më shumë se 50,000 ushtarëve rusë. Por gjykohet se numri i përgjithshëm është më i madh se kaq.
 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco