Barcelona? Isco zyrtarisht nënshkruan kontratën e re

Barcelona? Isco zyrtarisht nënshkruan kontratën e re

16:24, 14/09/2017

Isco ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Pas Marcelos, “Los Blancos” njofton se edhe mesfushori spanjoll e ka vazhduar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2022 ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Kujtojmë që Iscos do t’i skadonte kontrata në qershor të 2018 dhe ka pasur shumë oferta nga klube evropiane, përfshirë nga Barcelona, por ai e ka bindur trajnerin Zinedine Zidane dhe ka vazhduar me Real Madridin.

Ai do të ketë klauzolë lirim në vlerë prej 700 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>