Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama dhunë policore ndaj protestuesve

Italia zyrtarizon nesër trajnerin e ri, presidenti i Federatës nuk e tregon emrin

Italia zyrtarizon nesër trajnerin e ri, presidenti i Federatës nuk e tregon emrin

16:33, 27/07/2026

Italia është gati të hapë një kapitull të ri në stolin e kombëtares, teksa presidenti i federatës, Xhovani Malago, ka konfirmuar se trajneri i ri do të emërohet brenda ditës së nesërme.

Pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkulluan gjatë ditëve të fundit, Andrea Pirlo nuk do të jetë pasardhësi i Xhenaro Gatuzos.

Malago deklaroi se procesi i përzgjedhjes është drejt përfundimit dhe se federata po punon për të finalizuar emërimin sa më shpejt. Ai theksoi se objektivi nuk është vetëm zgjedhja e një trajneri të ri, por edhe ndërtimi i një projekti afatgjatë për rikthimin e Italisë në elitën e futbollit botëror.

Sipas kreut të federatës, ndryshimet duhet të nisin që nga grupmoshat e reja, duke investuar te futbollistët e moshës 13 deri në 16 vjeç.

Malago nënvizoi se nevojitet një reformë e plotë në sistemin e zhvillimit, si në aspektin teknik, ashtu edhe në kulturën sportive.

Në një deklaratë të fundit, ai konfirmoi se plani nuk ka ndryshuar dhe se emri i trajnerit të ri do të bëhet publik gjatë së martës.

Tashmë mbetet vetëm të shihet se kujt do t’i besohet drejtimi i “Axurrëve” në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e kombëtares italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco