Reali mund ta humbë Asencion, klubi i njohur e kërkon mbrojtësin spanjoll

Reali mund ta humbë Asencion, klubi i njohur e kërkon mbrojtësin spanjoll

11:57, 27/07/2026

RaĂșl Asencio mund tĂ« largohet nga Real Madridi gjatĂ« kĂ«tij afati kalimtar veror.

Sipas raportimeve nga Spanja, Olympique Marseille ka shfaqur interesim serioz pĂ«r mbrojtĂ«sin 23-vjeçar dhe i ka nisur lĂ«vizjet pĂ«r ta transferuar atĂ«, pĂ«rcjell “Gazeta Express”.

Asencio ishte një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të kaluar, por konkurrenca e fortë në qendër të mbrojtjes, pas afrimeve të reja të Real Madridit, ka bërë që hapësirat për të të zvogëlohen ndjeshëm.

Marseille po synon ta bindë klubin madrilen që ta lejojë largimin e lojtarit, fillimisht në formë huazimi me opsion ose detyrim blerjeje.

Klubi francez beson se Asencio mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defanziv në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, Reali ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar.

Drejtuesit e klubit e vlerësojnë potencialin e mbrojtësit spanjoll, por janë të vetëdijshëm se ai ka nevojë për minuta të rregullta për ta vazhduar zhvillimin e tij.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Asencios, me Marseillen që po i shton përpjekjet për ta transferuar para mbylljes së afatit kalimtar veror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco