Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit mblidhen te Parlamenti në seancën e fundit plenare: Arrestoni Ramën

Real Madridi siguron yllin e ri për 100 milionë euro

Real Madridi siguron yllin e ri për 100 milionë euro

09:13, 27/07/2026

Real Madridi duket se ka mbyllur një nga goditjet më të mëdha të kësaj vere në merkato, pasi ka arritur akordin me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit të talentuar nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi spanjoll do të investojë rreth 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, i cili konsiderohet një prej futbollistëve më premtues në Evropë.

Pasi nuk arriti të transferonte Michael Olise nga Bayern Munich, drejtuesit e “Los Blancos” e orientuan vëmendjen te Diomande. Në garën për firmën e tij, madrilenët lanë pas klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal.

Diomande pati një sezon shumë të suksesshëm me Leipzigun, ku në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet realizoi 15 gola dhe dhuroi 11 asistime, duke konfirmuar potencialin e tij të madh.

Transferimi ka rëndësi edhe për shkak të lidhjeve jashtë fushës, pasi Diomande dhe Vinícius Júnior menaxhohen nga e njëjta agjenci, ROC Nation. Përfaqësuesit e agjencisë pritet të mbërrijnë në Madrid jo vetëm për të përmbyllur kalimin e Diomandes, por edhe për të zhvilluar bisedime me klubin rreth kontratës së re të sulmuesit brazilian.

Në rast se marrëveshja zyrtarizohet, vlera prej 100 milionë eurosh do ta rendisë Diomanden mes transferimeve më të kushtueshme të kësaj merkatoje verore.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet para nisjes së ekipit të drejtuar nga José Mourinho drejt Austrisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco