Një situatë e pabesueshme është krijuar tek Italia. Vetëm 16 ditë pas emërimit, drejtori Maldini ka kërcënuar duke treguar se do të japë dorëheqjen nëse Pirlo nuk nënshkruan.
Ky është raportimi i “La Gazzetta dello Sport” që shton tensionin.
Çdo gjë dukej se po shkonte pas planit, ndërsa Pep Guardiola e refuzoi Italinë.
Pirlo u bë menjëherë kandidati kryesor dhe negociatat avancuan.
Sot ndërkohë u përfshi edhe politika duke prishur disi planet. Pirlo është ambasador në një faqe ruse për baste, ndërsa kjo edhe ka shqetësuar politikën.
A do të prezantohet Pirlo të martën? Kjo është dilema aktuale, ndësa federata rrezikon që t’i dalë situata nga kontrolli.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: