Formula 1/ Verstappen surprizon në Hungari: Nuk e prisja podiumin

Formula 1/ Verstappen surprizon në Hungari: Nuk e prisja podiumin

17:19, 27/07/2026

Maks Verstappen zhvilloi një garë të shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar vendin e dytë pas fituesit Lando Norris.

Piloti i Red Bullit pranoi se nuk e kishte pritur një rezultat të tillë, por u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe strategjinë e ndjekur gjatë garës.

Katër herë kampioni i botës tha se një nisje e mirë ishte vendimtare për suksesin e tij, ndërsa parakalimi pas ndalesës në bokse i mundësoi të fitonte pozicionin që e mbajti deri në fund.

“Nuk e prisja të ngjitesha në podium. Bëra një nisje të mirë dhe arrita të kryej parakalimin pas ndalesës në bokse, më pas u përpoqa të ruaja pozicionin. Kemi punuar shumë për këtë rezultat, duke u munduar të merrnim vendimet e duhura strategjike. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi Verstappen.

Holandezi komentoi edhe duelin me Lewis Hamiltonin, duke theksuar se pa një mundësi për ta kaluar rivalin dhe nuk hezitoi ta shfrytëzonte.

“Pashë një mundësi ndaj Hamiltonit dhe u hodha për ta shfrytëzuar. Gjithçka ishte nën kontroll”, u shpreh Verstappen, i cili me këtë rezultat konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga pretendentët kryesorë në garën për titullin e Formula 1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco