Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Alejandro Garnacho-s. Sulmuesi argjentinas i është bashkuar klubit anglez në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea.
Klubi nga Birmingami bëri të ditur se Garnacho është përforcimi i tretë i merkatos së verës. Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur kontratën dhe do të luajë për Aston Villa-n deri në fund të sezonit.
Garnacho do të mbajë fanellën me numrin 17, të njëjtin numër që veshi gjatë periudhës së tij te Manchester United. Me këtë numër ai ka luajtur edhe me Kombëtaren e Argjentinës, me të cilën numëron tetë paraqitje.
Aston Villa shpreson që sulmuesi argjentinas të sjellë më shumë shpejtësi dhe fantazi në repartin ofensiv, ndërsa Garnacho do të ketë mundësinë të fitojë më shumë minuta në një sezon të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës së tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: