Shkëndija e Tetovës shkatërron me ‘manita’ Europa FC, kuqezinjtë e kanë formalitet kalimin në raundin e dytë

Shkëndija e Tetovës shkatërron me ‘manita’ Europa FC, kuqezinjtë e kanë formalitet kalimin në raundin e dytë

21:31, 09/07/2026

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap gjigant drejt kualifikimit në raundin e dytë të Conference League, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Europa FC nga Gjibraltari në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues.

Skuadra tetovare dominoi takimin nga fillimi në fund, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit dhe duke e kthyer sfidën e kthimit në një formalitet.

Goli i parë erdhi në minutën e 28-të, kur Ndzengue zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin Shkëndijës. Tetë minuta para fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë dyfishuan shifrat. Në minutën e 52-të, Tamba realizoi të dytin, për të ardhur më pas te goli i tretë i sigluar po Tamba në minutën e 75-të.

Kryeziu dhe Ibraimi në minutat 83’ dhe 88’ vulosë suksesin e thellë 5-0 të tetovarëve, që tashmë mendojnë më shumë për raundin me dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco