Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

FOTO/ Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën UEFA A për trajner

FOTO/ Dy ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën UEFA A për trajner

17:23, 19/06/2026

Dy ish-fubollistë të Kombëtares janë pajisur me licencë UEFA A për trajnerë. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Alban Mehën.

Si Xhaka, edhe Meha, e publikuan lajmin në rrjetet sociale. Mesazhet ishin falënderuese pasi morën diplomën UEFA A.

Xhaka shkruan: “Një falënderim i veçantë shkon për profesorët e mi Alban Tafaj, Sulejman Starova dhe Ardi Behari, për mbështetjen, profesionalizmin dhe njohuritë e vlefshme që na kanë përcjellë gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për organizimin e shkëlqyer dhe mundësinë që na dha për t’u zhvilluar në nivelin më të lartë.

Jam krenar për këtë arritje dhe i motivuar të vazhdoj të jap maksimumin tim në futboll”.

Meha ndërkohë shkruan: “Një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional është arritur. Kam përfunduar me sukses licencën UEFA A.

Image

Një falënderim i veçantë për profesorët e mi, Alban Tafaj, Sulejman Starova dhe Ardi Behari, për mbështetjen dhe njohuritë e tyre të vyera. Falënderoj gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për organizimin profesional të këtij programi formimi.

Mezi pres sfidat e radhës dhe mundësinë për të vënë në praktikë në fushë gjithçka që kam mësuar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco