Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Kampioni shqiptar i botës nga Trentino, Luis 'El Guero' Vela fiton WBC International në Gjermani

Kampioni shqiptar i botës nga Trentino, Luis 'El Guero' Vela fiton WBC International në Gjermani

09:53, 17/06/2026

Boksieri i ri trentinas Luis “El Guero” Vela ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke fituar titullin WBC International në kategorinë super të lehtë në Gjermani. Në moshën vetëm 19-vjeçare, ai bëhet sportisti më i ri që fiton këtë brez dhe i pari nga Trentino që arrin një titull botëror në boks.

Ndeshja u zhvillua më 23 maj në Oberhausen, ku Vela u përball me boksierin me origjinë marokene dhe shtetësi gjermane, Oussama Kebdani. Pas tetë raundesh të forta, italo-shqiptari doli fitues dhe siguroi trofeun prestigjioz në kategorinë super të lehtë.

Vela, 19 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por i rritur në Trentino dhe me banim në Rovereto, kishte fituar më parë në nëntor 2025 në Tiranë titullin Youth WBC në peshat welter, duke mposhtur uzbekun Nurmukhammad Kuchkorov dhe duke u bërë kampioni i parë botëror i boksit nga Trentino.


Që nga mosha 14-vjeçare, ai stërvitet nën drejtimin e trajnerit Fabjan Thika dhe bashkëshortes së tij Manuela Biondo, në palestrën “House of Boxing”, të cilët e kanë udhëhequr në ngritjen e shpejtë drejt arenave ndërkombëtare.

Ndeshja në Gjermani përfundoi me fitoren e Velës pas një paraqitjeje të kontrolluar dhe të sigurt, duke i sjellë atij titullin e madh në kategorinë super të lehtë.

“Është një hap shumë i rëndësishëm si për të ashtu edhe për ne,” tha trajneri Fabjan Thika. “Boksi në Trentino ende është një sport i veçantë, por një rezultat i tillë nuk mund të kalojë pa u vënë re.”

Për këtë duel, Vela u shoqërua nga Thika dhe ekipi i Boxr Gym në Miami, ku ai stërvitet prej kohësh. Në Oberhausen kishte shumë mbështetës të tij në tribunë, ndërsa atmosfera ishte mjaft e zjarrtë.

“Është vetëm 19 vjeç, por ka pjekuri dhe personalitet të madh,” shtoi Thika. “Para ndeshjes ishte i qetë dhe i përqendruar, ndërsa pas fitores u emocionua shumë.”

Pas triumfit, Vela do të kalojë një periudhë në Shqipëri, përpara se të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, ku do të vazhdojë përgatitjet për mbrojtjen e ardhshme të titullit botëror.

“Duhet të jemi krenarë për këtë arritje,” përfundoi Thika. “Me shumë punë kemi arritur në elitën e boksit botëror. Luisi ka disiplinë, karakter dhe dëshirë të madhe për përmirësim. Ky është vetëm fillimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco