Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ SHBA heq non grata për Sali Berishën

Mbyllet aventura e Comolli-t tek Juventusi, Elkann synon Carnevalin për drejtimin e ri

Mbyllet aventura e Comolli-t tek Juventusi, Elkann synon Carnevalin për drejtimin e ri

16:38, 11/06/2026

Tek Juventusi pritet një tjetër ndryshim i madh në drejtimin e klubit. Damien Comolli është pranë largimit nga pozicioni i administratorit të deleguar dhe vendimi tashmë është marrë, ndërsa mbetet vetëm njoftimi zyrtar që pritet të vijë në orët e ardhshme.

Sipas raportimeve nga Italia, John Elkann nuk ka qenë plotësisht i kënaqur me punën e bërë nga Comolli, veçanërisht me zgjedhjet e merkatos së fundit. Përveç kësaj, marrëdhëniet mes ish-drejtuesit të Tuluzës dhe trajnerit Luciano Spalletti nuk kanë qenë gjithmonë të qeta.

Comolli iu bashkua Juventusit rreth një vit më parë, fillimisht si drejtor i përgjithshëm dhe më pas mori rolin e administratorit të deleguar. Ai solli një mënyrë të re vlerësimi të lojtarëve, të bazuar te analiza e të dhënave dhe algoritmet, por rezultatet nuk kanë bindur drejtuesit.

Gjatë periudhës së tij, Juventusi realizoi disa blerje, mes tyre Jonathan David, Loïs Openda, Edon Zhegrova, João Mário, Emil Holm dhe Jérémie Boga, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të ketë ndikimin e pritur.

Gjithashtu, dështuan disa operacione të rëndësishme në merkato, si afrimi i Randal Kolo Muani, një tentativë për Alisson Becker dhe rinovimi i kontratës me Dušan Vlahović.

Pas largimit të Comolli-t, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e klubit është Giovanni Carnevali, aktualisht administrator i deleguar dhe drejtor i përgjithshëm i Sassuolo-s. Ai ka qenë gjithmonë shumë i vlerësuar nga ambienti bardhezi dhe së fundmi ka zhvilluar edhe një takim me pronarët e Juventusit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë edhe e ardhmja e drejtorit sportiv Marco Ottolini, pasi Juventusi po mendon rikthimin e Matteo Tognozzi-t, aktualisht drejtor sportiv i Rio Ave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco