Një moment i veçantë dhe plot humor u regjistrua në prapaskenat e FIFA Countdown Concert, event që shënoi zyrtarisht nisjen e numërimit mbrapsht drejt Kupës së Botës 2026.
Dy figura të mëdha të sportit dhe artit botëror, Ronaldo Nazário dhe Andrea Bocelli, u takuan pas skene në ‘Auditorio Nacional’ në Mexico City, duke krijuar një moment spontan që shumë shpejt u bë viral në rrjetet sociale.
Në një video të shpërndarë online, ish-sulmuesi brazilian dëgjohet duke folur në italisht dhe duke bërë shaka për takimin e Bocellit me tenistin Jannik Sinner. Me humor, Ronaldo thotë se “ishte xheloz për të dy” dhe se “u dashurua me të dy”, duke shkaktuar të qeshura në prapaskenë.
Më pas ai shtoi edhe fjalë vlerësimi për Sinner, duke e quajtur “një person shumë të mirë”.
I habitur nga italishtja e mirë e brazilianit, Bocelli e komplimentoi ish-‘yllin’ e Interit dhe Milanit, duke i thënë se ende flet shumë mirë gjuhën italiane. Ronaldo iu përgjigj me humor, duke kujtuar me nostalgji: “Po, tetë vite futboll në Itali”.
Ky shkëmbim i thjeshtë dhe miqësor mes dy legjendave u prit me shumë entuziazëm nga fansat në rrjetet sociale, duke bashkuar sportin dhe muzikën në një moment të rrallë ndërkombëtar.
Ndërkohë, Andrea Bocelli pritet të jetë një nga protagonistët e ceremonisë hapëse të Botërorit 2026, ku do të interpretojë himnin zyrtar të turneut “DNA”, të realizuar së bashku me David Guetta, Megan Thee Stallion dhe Ejae.
@ronaldo Na resenha com o ídolo @Andrea Bocelli. #BehindTheScenes #fifaworldcup ♬ som original - Ronaldo Nazario
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: