Përfaqësuesja e Holandës do të ketë një “binjak” më pak në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi që nuk e ka kaluar në kohë.
Trajneri Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në 24-vjeçarin, i cili prej javësh vuan nga një problem në ijë dhe nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht. Pas konsultimeve mes lojtarit dhe stafit mjekësor të kombëtares, është vendosur që ai të largohet nga përgatitjet dhe të mos marrë pjesë në turne.
Federata holandeze e konfirmoi zyrtarisht lajmin, duke bërë të ditur se vendimi është marrë në bazë të gjendjes shëndetësore të lojtarit:
“Jurrien Timber nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Mbrojtësi nuk është rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi në ijë për të luajtur në kushte të sigurta mjekësore. Në marrëveshje me stafin mjekësor, është vendosur që ai të largohet nga grumbullimi pas ndeshjes ndaj Uzbekistanit. Jemi me ty, Jurrien.”
Në vend të tij, Koeman ka thirrur Lutsharel Geertruida-n, i cili do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, familja Timber nuk mbetet plotësisht jashtë Botërorit. Në turne do të jetë i pranishëm vetëm Quinten Timber, mesfushori i Olympique Marseille, duke lënë Jurrien jashtë për shkak dëmtimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: