Lionel Messi do të ketë një trajtim të veçantë gjatë Botërorit 2026, duke përfituar një dhomë private vetëm për vete, ndryshe nga pjesa tjetër e shokëve të tij të kombëtares së Argjentinës.
Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, hapësira ku do të qëndrojë ylli argjentinas do të jetë e madhe dhe e personalizuar, e dekoruar me emrin e tij dhe fotografi, duke e kthyer atë në një ambient krejtësisht individual.
Ky nuk është një privilegj i ri për kapitenin e Argjentinës. Edhe gjatë Botërorit 2022, ku Argjentina u shpall kampione e botës, Messi kishte qëndruar i vetëm në një dhomë të veçantë. Sipas “TyC Sports”, kjo praktikë është bërë e zakonshme për të që prej largimit të Sergio Agueros nga përfaqësuesja.
Delegacioni argjentinas është akomoduar në “The Origin Hotel” në Kansas City, një hotel me 118 dhoma i vendosur pranë lumit Missouri. Ky ambient do të shërbejë si bazë për skuadrën gjatë fillimit të turneut, për shkak të afërsisë me stadiumin dhe qendrën stërvitore.
Argjentina bën pjesë në Grupin J të Botërorit, së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Ndeshja e parë e kampionëve në fuqi është planifikuar të zhvillohet më 17 qershor në orët e para të mëngjesit sipas kohës së Evropës kontinentale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: