Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Greva në stadiumin e Los Angelesit kërcënon ndeshjen e parë të Botërorit 2026 në SHBA

Greva në stadiumin e Los Angelesit kërcënon ndeshjen e parë të Botërorit 2026 në SHBA

17:41, 08/06/2026

Vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit 2026, një tjetër problem rrezikon të trazojë organizimin e turneut në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve të medieve amerikane, punonjësit e sektorit të mikpritjes në “SoFi Stadium” të Los Angelesit kanë votuar pro mundësisë së një greve nëse negociatat me kompaninë e kateringut “Legends Global” dhe FIFA-n nuk sjellin marrëveshje.

Bëhet fjalë për kuzhinierë, baristë, punonjës të shërbimeve, staf pastrimi dhe punëtorë të tjerë që do të angazhohen gjatë organizimit të ndeshjeve në stadium. Pikërisht aty është planifikuar të zhvillohet më 12 qershor ndeshja e parë e Botërorit në tokën amerikane, ku Shtetet e Bashkuara do të përballen me Paraguain.

Punonjësit kërkojnë rritje pagash, siguri më të madhe në vendin e punës dhe mbrojtje për çështjet që lidhen me emigracionin. Këto kërkesa kanë shtuar tensionin në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë.

Deri tani FIFA nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për situatën, ndërsa kompania “Legends Global” ka deklaruar se mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë me punonjësit.

Ndërkohë, diskutime ka pasur edhe për praninë e agjentëve federalë të emigracionit (ICE) gjatë Botërorit. Sherifi i qarkut të Los Angelesit ka sqaruar se agjentët federalë do të jenë të pranishëm vetëm për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Situata po ndiqet me vëmendje të madhe, pasi një grevë eventuale mund të krijojë probleme serioze organizative në prag të startit të Botërorit 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco