Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Elbasani nderon Fatjon Bunjakun me një ceremoni përkujtimore

Elbasani nderon Fatjon Bunjakun me një ceremoni përkujtimore

16:57, 07/06/2026

Klubi i AF Elbasanit do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një ceremoni homazhesh në kujtim të Fatjon Bunjakut, futbollist i ri që humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik.

Përmes një komunikate zyrtare, drejtuesit e klubit kanë ftuar tifozët verdheblu, si edhe të gjithë sportdashësit, të bëhen pjesë e këtij momenti të veçantë për të nderuar kujtimin e 22-vjeçarit, i cili kontribuoi me fanellën e Elbasanit gjatë sezonit të fundit.

Takimi përkujtimor do të mbahet në orën 19:00, pranë hyrjes kryesore të stadiumit “Elbasan Arena”, ku familjarë, miq, tifozë dhe përfaqësues të klubit do të bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit një sportisti të talentuar dhe një djali të vlerësuar nga të gjithë ata që e njohën.

Me këtë iniciativë, Elbasani synon të shprehë respektin dhe mirënjohjen për Fatjon Bunjakun, duke ruajtur gjallë kujtimin e tij në familjen verdheblu.

">http://

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco