Spektakël i garantuar! Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

Spektakël i garantuar! Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

20:28, 04/06/2026

Kupa e Botës 2026 premton emocione të jashtëzakonshme që në fazën e grupeve.

Me formatin e ri prej 48 kombëtaresh, tifozët do të kenë mundësinë të shijojnë përballje mes disa prej ekipeve më të forta të planetit, por edhe duele intriguese mes stileve të ndryshme të lojës.

Sipas përzgjedhjes së "Flashscore", këto janë 10 ndeshjet më të pritura të fazës së grupeve:

Angli – Kroaci

Francë – Norvegji

Gjermani – Bregu i Fildishtë

Kolumbi – Portugali

Francë – Senegal

Turqi – Shtetet e Bashkuara

Gana – Kroaci

Argjentinë – Austri

Uruguai – Spanjë

Brazil – Maroku

Në krye të listës qëndron supersfida mes Anglisë dhe Kroacisë, një duel me histori të pasur në Botërorë dhe me shumë yje në fushë.

Po aq tërheqëse priten të jenë edhe përballjet Francë–Norvegji, ku Erling Haaland do të sfidojë finalistët e Botërorit të kaluar, si dhe Gjermani–Bregu i Fildishtë, një ndeshje që mund të sjellë surpriza.

Interes të madh pritet të zgjojë edhe dueli Brazil–Marok, me afrikanët që synojnë të konfirmojnë suksesin historik të Katarit 2022, ndërsa Portugalia dhe Kolumbia premtojnë një përballje të mbushur me talent dhe ritëm.

Me kaq shumë ndeshje të mëdha që në fazën e grupeve, Botërori 2026 pritet të jetë një nga edicionet më spektakolare në historinë e futbollit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco