Milani duket i vendosur të ndryshojë kurs në ndërtimin e skuadrës, duke u fokusuar sërish te një bërthamë më e fortë italiane, një element që në vitet e fundit ka munguar ndjeshëm në organikën kuqezi.
Sipas “Tuttosport”, Mateo Gabbia mbetet një nga simbolet e këtij rikthimi te identiteti milanist. Edhe pse nuk mban shiritin e kapitenit, mbrojtësi vlerësohet si një lider në dhomat e zhveshjes dhe një pikë referimi për skuadrën.
Rëndësi në rritje po fiton edhe Davide Bartesaghi, i cili ka arritur të fitojë minuta dhe besimin e stafit teknik, duke kaluar konkurrencën në krahun e majtë.
Ndërkohë, Samuele Ricci, edhe pse me më pak hapësira në formacion, vlerësohet për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e tij në grup.
Milani po shikon gjithashtu nga e ardhmja, ku disa talente të rinj italianë pritet të kenë rol në projektin afatgjatë.
Kevin Zeroli, Kristian Comotto dhe Francesco Camarda janë emrat që kanë tërhequr vëmendjen, pas eksperiencave të tyre në huazime dhe paraqitjeve premtuese në nivele të ndryshme.
Në këtë listë përfshihet edhe portieri Lorenzo Torriani, aktualisht zgjedhja e tretë në skuadër, por me perspektivë për të ardhmen.
Me një përzierje të lojtarëve të afirmuar dhe një brezi të ri italianësh, Milani synon të rindërtojë një identitet më të fortë “kuqezi”, duke u kthyer te filozofia tradicionale e klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: