Kupa e Botës 2026 nuk do të jetë vetëm skena e talenteve të rinj, por edhe e disa legjendave që vazhdojnë të sfidojnë kohën.
Me publikimin e listave përfundimtare të kombëtareve, vëmendje të madhe ka tërhequr renditja e futbollistëve më të moshuar që do të marrin pjesë në turne.
Në mënyrë surprizuese, Cristiano Ronaldo nuk kryeson këtë listë, pavarësisht se do të luajë Botërorin në moshën 41-vjeçare.
Ylli portugez renditet i dyti, ndërsa vendi i parë i takon portierit skocez Craig Gordon, i cili do të jetë 43 vjeç gjatë turneut.
Në Top 10 bëjnë pjesë emra të njohur si Luka Modric, Edin Dzeko, Manuel Neuer, Guillermo Ochoa dhe Fernando Muslera, futbollistë që kanë lënë gjurmë në futbollin botëror dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e kombëtareve të tyre.
Një tjetër detaj interesant është mungesa e Lionel Messit në këtë renditje.
Argjentinasi, i cili do të jetë 38 vjeç në Botërorin e ardhshëm, renditet vetëm në vendin e 11-të dhe mbetet jashtë dhjetëshes së parë.
Për shumë prej këtyre veteranëve, Kupa e Botës 2026 pritet të jetë paraqitja e fundit në skenën më të madhe të futbollit, duke i dhënë turneut edhe më shumë emocion dhe nostalgji për tifozët anembanë globit.
Futbollistët më të vjetër të Botërorit
Craig Gordon (Skoci) – 43 vjeç, 5 muaj e 11 ditë
Cristiano Ronaldo (Portugali) – 41 vjeç, 4 muaj e 6 ditë
Guillermo Ochoa (Meksikë) – 40 vjeç, 10 muaj e 29 ditë
Luka Modric (Kroaci) – 40 vjeç, 9 muaj e 2 ditë
Edin Dzeko (Bosnje dhe Hercegovinë) – 40 vjeç, 2 muaj e 25 ditë
Manuel Neuer (Gjermani) – 40 vjeç, 2 muaj e 15 ditë
Vozinha (Kepi i Gjelbër) – 40 vjeç e 8 ditë
Fernando Muslera (Uruguai) – 39 vjeç, 11 muaj e 26 ditë
Yuto Nagatomo (Japoni) – 39 vjeç, 8 muaj e 30 ditë
Hernan Galindez (Ekuador) – 39 vjeç, 2 muaj e 12 ditë
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: