Nuk i shpëtoi dot aksidentit, ndërron jetë futbollisti 33-vjeçar

Nuk i shpëtoi dot aksidentit, ndërron jetë futbollisti 33-vjeçar

17:10, 01/06/2026

Bota e futbollit ka marrë sot lajmin e trishtë se Marios Oikonomu është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Ish-mbrojtësi grek ishte në gjendje të rëndë që prej javës së kaluar, kur një makinë e kishte aksidentuar teksa udhëtonte me motor.

Ish-futbollisti ishte i shtruar në spitalin e Janinës që më 23 maj, në gjendje të rënduar pas atij aksidenti që tronditi Greqinë e jo vetëm.

Ai ishte një emër i njohur sidomos në futbollin italian ku kishte luajtur me shumë ekipe, mes të cilave Kaljari, Bari, Spal e Bolonja, teksa me këtë të fundit ia kishte dalë të kthente ekipin në elitën e futbollit italian.

Oikonomu e kishte mbyllur me futbollin e luajtur në vitin 2024, pas një eksperience të fundit te Panetolikos.

Më përpara kishte qenë pjesë edhe e AEK të Athinës dhe të Kopenhagës, teksa me këtë të fundit ishte shpallur kampion në Danimarkë në vitin 2022.

Pasi kishte mbyllur karrierën, ai ishte kthyer në Janinë, në qytetin e lindjes, ku për fat të keq, ndërroi jetë pas aksidentit tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco