Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

Leclerc: Ferrari, zgjedhje zemre, në Montekarlo bëj  diferencën

Leclerc: Ferrari, zgjedhje zemre, në Montekarlo bëj diferencën

15:37, 04/06/2026

Charles Leclerc ka folur me shumë optimizëm për të ardhmen e tij me Ferrarin, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të rinovimit shumëvjeçar me skuadrën italiane. Piloti nga Monako ishte protagonisti kryesor i konferencës për shtyp para nisjes së fundjavës së Çmimit të Madh të Monakos, aty ku synon të përsërisë suksesin e arritur dy vite më parë në pistën e shtëpisë së tij.

Leclerc u shpreh se vendimi për të vazhduar me Ferrarin ishte një zgjedhje zemre, duke theksuar lidhjen e fortë që ka me “kokëkuqen”. “Nuk kisha një afat të caktuar për rinovimin. E dua këtë skuadër, jam në sezonin tim të tetë si pilot dhe prej dhjetë vitesh pjesë e Ferrarit. Ishin të parët që besuan tek unë dhe edhe unë besoj te projekti i tyre”, deklaroi piloti 28-vjeçar.

Ai tregoi gjithashtu besim të madh te drejtuesi aktual i Ferrarit, Frederic Vasseur, duke e konsideruar personin e duhur për ta rikthyer skuadrën në majën e Formula 1. Megjithatë, Leclerc pranoi se skuadra ende ka mangësi krahasuar me rivalët kryesorë.

“Semi pasur një fillim të mirë sezoni, por jo aq sa do të dëshironim. Na mungon fuqia në vijat e drejta dhe Mercedes ka ende avantazh ndaj nesh, por ne po punojmë maksimalisht për ta reduktuar diferencën”, u shpreh ai.

Pavarësisht vështirësive, piloti monegask nuk fshehu ambicien për garën e fundjavës në Montekarlo. “Nëse ka një pistë ku besoj se mund të bëjmë diferencën, ajo është pikërisht Montekarlo”, deklaroi Leclerc, duke ndezur entuziazmin e tifozëve të Ferrarit para një prej garave më ikonike të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco