Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

Skandal para Botërorit/ FIFA ndalon shishet e ujit në stadiume, tifozët shpërthejnë në kritika

Skandal para Botërorit/ FIFA ndalon shishet e ujit në stadiume, tifozët shpërthejnë në kritika

17:23, 04/06/2026

Vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, FIFA ka marrë një vendim që po shkakton reagime të forta në mbarë botën.

Organizata më e madhe e futbollit ka ndaluar tifozët të marrin me vete shishe uji të ripërdorshme në stadiume, duke argumentuar se masa lidhet me sigurinë dhe parandalimin e incidenteve.

Vendimi vjen në kundërshtim me rregullat e mëparshme, të cilat lejonin hyrjen e shisheve plastike transparente deri në një litër.

Ndryshimi i papritur është kritikuar nga tifozët, të cilët e konsiderojnë si një goditje për shëndetin dhe buxhetin e tyre, sidomos në kushtet e temperaturave të larta që pritet të shoqërojnë turneun.

FIFA ka premtuar se në stadiume do të vendosen pika furnizimi me ujë, zona freskuese dhe ventilatorë, ndërsa uji do të shitet me çmime të kontrolluara.

Megjithatë, shumë tifozë mbeten skeptikë, duke kujtuar se në kompeticione të mëparshme një shishe ujë kushtonte deri në 6 dollarë.

Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga tifozët. Ekspertët e shëndetit dhe studiuesit e klimës paralajmërojnë se kufizimi i aksesit të drejtpërdrejtë në ujë mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht për spektatorët.

Profesori Ollie Jay nga Universiteti i Sidneit dhe studiues të tjerë kanë theksuar se hidratimi është mbrojtja më bazike kundër temperaturave të larta.

Ndërkohë, organizata World Weather Attribution ka paralajmëruar se disa ndeshje mund të zhvillohen në kushte që konsiderohen të rrezikshme për organizmin e njeriut.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ndërsa debati për vendimin e FIFA-s pritet të vazhdojë gjatë gjithë turneut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco