Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Kim Kardashian tërheq vëmendjen në Montekarlo: paraqitje elegante dhe pranë Lewis Hamiltonit në Formula 1

Kim Kardashian tërheq vëmendjen në Montekarlo: paraqitje elegante dhe pranë Lewis Hamiltonit në Formula 1

18:02, 07/06/2026

Kim Kardashian ishte një nga figurat më të komentuara gjatë fundjavës së Formulës 1 në Montekarlo, ku tërhoqi vëmendjen e medieve dhe tifozëve me paraqitjen e saj të veçantë në paddock-un e Çmimit të Madh të Monakos.

‘Ylli’ amerikan mbërriti në pistë me jaht, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes. Ajo kishte zgjedhur një stil modern dhe të guximshëm, me një ‘body’ të zi me detaje dantelle të kombinuar me xhinse blu me bel të lartë dhe syze të errëta.

Kim ndoqi nga afër seancat zyrtare të fundjavës së garës, ndërsa në disa momente u pa edhe me kufjet e Ferrarit, duke shtuar kuriozitetin e fotografëve dhe të pranishmëve në paddock.

Prania e saj në Montekarlo nuk kaloi pa u vënë re, veçanërisht duke qenë se ajo shoqërohej nga piloti britanik Lewis Hamilton, me të cilin mediet rozë vazhdojnë ta lidhin prej kohësh.

Mes motorëve, ‘yjeve’ të Formulës 1 dhe luksit karakteristik të Monakos, Kim Kardashian arriti edhe një herë të rrëmbejë skenën, duke u kthyer në një nga personazhet më të fotografuara të fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco