Pas fitores së tij spektakolare në Çmimin e Madh të Monakos, lideri i Kampionatit Botëror të Formula 1, Andrea Kimi Antonelli, nuk e fshehu entuziazmin për performancën e tij dhe të Mercedes-it.
“Ishte një fundjavë e jashtëzakonshme. Kisha një ritëm fantastik gjatë gjithë kohës dhe makina ime sot ishte një bishë e vërtetë! Gjithçka më erdhi natyrshëm, ndihesha plotësisht i sigurt dhe në harmoni me makinën,” deklaroi piloti italian.
Megjithatë, Antonelli mbetet me këmbë në tokë dhe i vetëdijshëm se sezoni është ende i gjatë.
“Nuk harroj se kampionati ka ende shumë gara përpara. Objektivi im është të vazhdoj në këtë nivel dhe të ngre edhe më lart standardet e mia. Ekipi më ka dhënë, më saktë na ka dhënë, një makinë të jashtëzakonshme dhe po përjetoj një moment të mrekullueshëm në karrierën time.”
Antonelli komentoi edhe momentet e tensionuara pas ndërprerjes së garës dhe rifillimit të saj në xhirot e fundit.
“Në momentin e rifillimit isha paksa i shqetësuar. Sinqerisht, do të kisha preferuar që gara të mos rifillonte, por sapo morëm njoftimin për vendimin, u përqendrova menjëherë dhe rikuperova fokusin. Kur mora kryesimin që në kthesën e parë pas fikjes së semaforëve, e kuptova se fitorja ishte shumë pranë.”
Me këtë sukses, Antonelli vazhdon momentin e tij magjik në Formula 1, duke konfirmuar statusin si një nga pilotët më në formë të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: