Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Deschamps kujton Botërorin e vitit 2002: Nuk kam kujtesë të shkurtër

Deschamps kujton Botërorin e vitit 2002: Nuk kam kujtesë të shkurtër

18:47, 07/06/2026

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është treguar i kujdesshëm kur ka folur për pritshmëritë e “gjelave” në Kupën e Botës 2026. Edhe pse Franca disponon një repart ofensiv të mbushur me ‘yje’, tekniku francez ka kujtuar një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë e kombëtares së tij: eliminimin në fazën e grupeve në Botërorin 2002, pa shënuar asnjë gol.

Në një intervistë për ‘Le Parisien’, Deschamps theksoi se talenti në sulm nuk garanton automatikisht suksesin në një turne madhor.

“Ne kemi shumë lojtarë ofensivë me shumë cilësi. Ata e tregojnë këtë si te klubet e tyre, ashtu edhe me kombëtaren. Por unë nuk kam kujtesë të shkurtër. Në vitin 2002, Franca kishte golashënuesit më të mirë të kampionateve angleze, italiane dhe franceze, megjithatë u eliminua në raundin e parë pa realizuar asnjë gol”, deklaroi Deschamps.

Franca shkonte në atë Botëror në Japoni dhe Korenë e Jugut si kampione në fuqi e botës, pasi kishte fituar trofeun për herë të parë në histori katër vite më herët. Në repartin ofensiv të skuadrës franceze ishin emra të mëdhenj si Thierry Henry dhe David Trezeguet, por “gjelat” zhgënjyen totalisht.

Francezët e mbyllën Grupin A me vetëm një pikë, të marrë pas barazimit pa gola ndaj Uruguait, duke u eliminuar në mënyrë surprizuese që në fazën e parë të kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco