Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Goditje për Brazilin, Wesley humbet Botërorin, Ancelotti thërret Ederson-in

Goditje për Brazilin, Wesley humbet Botërorin, Ancelotti thërret Ederson-in

18:52, 07/06/2026

Kombëtarja e Brazilit ka marrë një lajm të keq në prag të Botërorit 2026. Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se lojtari i Romës, Wesley, është detyruar të largohet nga grumbullimi i “Seleçaos” për shkak të një dëmtimi muskulor që nuk do ta lejojë të vazhdojë aktivitetin me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Gjatë ditës së sotme, futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve të reja nga stafi mjekësor i përfaqësueses braziliane. Pas analizave të detajuara dhe rezonancës magnetike, u konstatua një dëmtim në muskulin aduktor të kofshës së majtë, çka detyroi federatën ta kthente lojtarin në shtëpi.

Në komunikatën zyrtare, CBF shprehu keqardhje për situatën dhe vlerësoi rëndësinë e Wesley-t si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë njerëzor brenda grupit.

“Wesley është një lojtar shumë i vlerësuar nga skuadra dhe do të konsiderohet gjithmonë pjesë e këtij ekipi që synon fitimin e titullit të gjashtë botëror”, thuhej në deklaratën e federatës braziliane.

Pas konfirmimit të dëmtimit, Brazili reagoi menjëherë për të gjetur zëvendësuesin. Federata njoftoi grumbullimin e mesfushorit të Atalantës, Éderson, i cili do t’i bashkohet kombëtares të hënën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku Brazili po zhvillon fazën përgatitore për ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco