Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Klopp tallet me Realin pas zgjedhjeve, trajneri gjerman dërgon mesazh në rrjetet sociale

Klopp tallet me Realin pas zgjedhjeve, trajneri gjerman dërgon mesazh në rrjetet sociale

18:12, 08/06/2026

Jurgen Klopp ka reaguar me ironi pas spekulimeve të fundit që e lidhnin me pankinën e Realit. Trajneri gjerman, emri i të cilit ishte përmendur nga kandidati Enrique Riquelme gjatë zgjedhjeve presidenciale te klubi madrilen, vendosi të japë një përgjigje plot humor pas rizgjedhjes së Florentino Perezit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Riquelme kishte deklaruar se Klopp ishte zgjedhja e tij për pankinën e Realit në rast fitoreje. Megjithatë, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe konfirmimit të Perezit në krye të klubit, gjermani publikoi dy fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Merreni me mend se ku po shkoj?...”, ndërsa më pas shtoi: “Në Botërorin 2026!”.

Pak ditë më parë, agjenti i Klopp-it, Marc Kosicke, kishte hedhur poshtë çdo mundësi rikthimi të trajnerit në stol.

“Është bezdisëse! Jurgen Klopp është i lumtur në rolin e tij te Red Bulli dhe nuk ka ambicie të punojë si trajner në ndonjë klub”, deklaroi ai për Sky Sport Gjermani.

Në fakt, prania e Klopp-it në Botërorin 2026 ishte bërë publike që në muajin nëntor, kur u konfirmua se ai do të jetë komentator televiziv për kanalin gjerman “MagentaTV”.

Që prej largimit nga Liverpooli në maj të vitit 2024, tekniku gjerman ka marrë postin e drejtorit global të futbollit në Red Bullit. Ai gjithashtu është pjesë e një paneli ekspertësh të Ligës Gjermane, me misionin për të ndihmuar në përmirësimin e futbollit në vend.

Megjithatë, Klopp kishte pranuar disa muaj më parë se ndiente sërish emocionet e futbollit.

“Më mungon aroma e fushës, atmosfera elektrizuese e stadiumit dhe dua të jem sërish afër”, kishte thënë ai, përpara se të sqaronte me humor: “Jo si trajner. Do të jem komentator në Botërorin 2026”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco