Reali vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e goditjes së madhe që po përgatit për merkatos e verës, por nga Gjermania ka dalë një pistë e re shumë interesante. Sipas raportimeve të Sky Sport DE, lojtari për të cilin Florentino Perez është gati të ofrojë 150 milionë euro mund të jetë Julian Alvarez i Atletico Madridit.
Presidenti i klubit madrilen kishte deklaruar së fundmi se Reali po përgatit një superofertë për një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit europian. Megjithatë, ai kishte përjashtuar disa emra të përfolur si Erling Haaland, Harry Kane, Michael Olise apo Jeremy Doku.
Perez kishte sqaruar gjithashtu se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« futbollist qĂ« nuk luan nĂ« Premier League, nuk Ă«shtĂ« mbrojtĂ«s dhe konsiderohet njĂ« âGalaktikâ, me ndikim tĂ« ngjashĂ«m me âyjeâ si Cristiano Ronaldo apo Kaka.
Tani mediet gjermane kanë zbuluar se profili që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Realit është Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas, aktualisht pjesë e Atleticos, shihet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të së ardhmes dhe gjithashtu është në radarët e Barcelonës.
Lajmi ka shkaktuar habi në Spanjë, duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes dy klubeve të Madridit. Megjithatë, sipas raportimeve, Atletico mund të marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit nëse mbërrin një ofertë prej 150 milionë eurosh.
Nga ana tjetĂ«r, pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit kanĂ« mohuar çdo kontakt me Realin. Agjenti i Alvarezit deklaroi pĂ«r âMundo Deportivoâ se nuk ekziston asnjĂ« negociatĂ« dhe se askush nuk ka kontaktuar me ta deri tani.
Gjithsesi, spekulimet pritet tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« ditĂ«t e ardhshme, ndĂ«rsa tifozĂ«t madrilenĂ« presin tĂ« mĂ«sojnĂ« se kush fshihet pas âmisterit 150 milionĂ« euroâ.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: