Trajneri Rolando Maran dhe Elseid Hysaj u shfaqën në konferencë për shtyp. Kombëtarja do të përballet nesër me Luksemburgun, ndërsa ky takim do të nisë në orën 20:00.
Sfida miqësore do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Për Hysajn do të jetë ndeshja e 100-të si kuqezi, ndërsa vetë Maran e konfirmoi edhe si kapiten.
Hysaj do marrë shiritin e kapitenit nga Gjimshiti, në ndeshjen që vendos rekord.
“Shpresoj që të luaj, këtë e di trajneri. Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të nesër. Që i vogël kam pas thjesht ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të arrij të luaj 100 ndeshje me këtë fanellë. Për mua do jetë nder dhe krenari e madhe”, u shpreh Hysaj.
Para se Hysaj të largohej, Maran e ndaloi duke thënë: “Ju siguroj unë që do luajë dhe do jetë po ashtu kapiten”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: