Humbja ndaj Izraelit i kushton Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, kuqezinjtë zbresin në vendin e 65-të

Humbja ndaj Izraelit i kushton Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, kuqezinjtë zbresin në vendin e 65-të

15:07, 05/06/2026

Disfata 0-1 ndaj Izraelit në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” ka lënë pasoja për Kombëtaren shqiptare edhe në renditjen botërore të FIFA-s.

Në klasifikimin më të ri të publikuar nga FIFA në prag të Kupës së Botës 2026, Shqipëria ka humbur një pozicion dhe tashmë renditet në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë janë parakaluar nga Bosnjë Hercegovina, e cila ka përfituar nga rezultatet e fundit ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran do të ketë mundësinë të rikuperojë pikë dhe pozita në renditje në ndeshjen e ardhshme miqësore ndaj Luksemburgut, ku synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Ndërkohë, Kosova ka arritur të ruajë vendin e 78-të në renditjen FIFA-s, edhe pse u mposht 2-1 nga Çekia në ndeshjen e fundit.

Në krye të renditjes botërore është rikthyer Argjentina, që ka marrë vendin e parë duke lënë pas Francën. Spanja ngjitet në vendin e dytë, ndërsa francezët zbresin në pozitën e tretë pas humbjes surprizë ndaj Bregut të Fildishtë.

Top 10-shja e FIFA-s plotësohet nga Anglia, Portugalia, Brazili, Maroku, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco