Vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit 2026, Franca nuk është më kombëtarja numër një në renditjen e FIFA-s. Humbja 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e fundit miqësore përgatitore i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së Didier Deschamps, që ka rënë nga vendi i parë në të tretin në klasifikimin botëror.
Nga ky hap fals i francezëve ka përfituar Argjentina, e cila rikthehet në krye të renditjes FIFA-s, edhe pse nuk ka luajtur që prej 1 prillit, kur mposhti Zambian me rezultatin 5-0.
Në vendin e dytë është ngjitur Spanja, që falë barazimit 1-1 ndaj Irakut ka humbur më pak pikë dhe ka kaluar Francën në renditje.
Megjithatë, klasifikimi pritet të ndryshojë sërish në ditët në vijim, pasi Franca do të luajë edhe një miqësore tjetër ndaj Irlandës së Veriut përpara Kupës së Botës. Ndërkohë, Argjentina do të përballet me Hondurasin dhe Islandën, ndërsa Spanja do të testojë forcat ndaj Perusë.
Paradoksalisht, humbja e vendit të parë mund të mos jetë një lajm i keq për francezët. Historia e renditjes së FIFA-s sjell një statistikë mjaft interesante: që nga viti 1993, kur u krijua renditja botërore, asnjë kombëtare që ka hyrë në Botëror si numri një i FIFA-s nuk ka arritur të fitojë trofeun.
Përjashtimi i vetëm që iu afrua thyerjes së këtij “mallkimi” ishte Brazili në vitin 2002, por “Seleçao” mori kreun e renditjes vetëm pasi turneu kishte nisur. Në atë moment, në vendin e parë ndodhej pikërisht Franca, e cila u eliminua në mënyrë surprizë që në fazën e grupeve. Italia renditet në vendin e 12-të me 1701.77 pikë.
Top-10 e renditjes FIFA
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: