Zyrtare/ Lamine Yamal shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga, lë pas Mbappe dhe Vedat Muriqin

Zyrtare/ Lamine Yamal shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga, lë pas Mbappe dhe Vedat Muriqin

16:28, 05/06/2026

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë me Barcelonën dhe futbollin spanjoll.

Talenti i jashtëzakonshëm i katalanasve është shpallur zyrtarisht “Lojtari i Sezonit” në La Liga për edicionin 2025-2026, çmim i ndarë nga La Liga në bashkëpunim me EA Sports.

Sezoni ishte i jashtëzakonshëm për Barcelonën, e cila arriti të mbrojë titullin kampion duke e mbyllur kampionatin me 94 pikë.

Një nga figurat kryesore të suksesit të skuadrës së Hansi Flick ishte pikërisht Yamal, i cili shkëlqeu gjatë gjithë sezonit.

Sulmuesi spanjoll la pas në garën për këtë çmim emra të njohur si Kylian Mbappe, Nicolas Pepe, Vedat Muriqi dhe Pablo Fornals, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Numri 10 i Barcelonës zhvilloi një sezon mbresëlënës, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në kampionat.

Ai ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe një nga armët kryesore të blaugranëve në rrugën drejt titullit.

Ky vlerësim kurorëzon një tjetër vit fantastik për Yamal, i cili në moshë shumë të re po vazhdon të thyejë rekorde dhe të fitojë zemrat e tifozëve në mbarë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco