Zyrtare/ Robertson te Tottenhami, përforcimi i parë për De Zerbin

Zyrtare/ Robertson te Tottenhami, përforcimi i parë për De Zerbin

15:30, 05/06/2026

Tottenhami ka zyrtarizuar afrimin e Andy Robertson, i cili do t’i bashkohet skuadrës londineze nga 1 korriku, pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin.

Mbrojtësi skocez transferohet me parametër zero, në një operacion që konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi.

Trajneri italian nuk e fshehu kënaqësinë për afrimin e Robertson-it dhe e vlerësoi lart eksperiencën dhe mentalitetin e tij fitues.

“E ndjek prej vitesh. Ai do të sjellë cilësi teknike, eksperiencë dhe mentalitet fitues. Është një lojtar që mund të bëjë diferencën si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, deklaroi De Zerbi për kanalet zyrtare të klubit.

Robertson largohet nga Liverpooli pas shumë sezonesh të suksesshme në “Anfield”, ku fitoi trofe të rëndësishëm dhe u shndërrua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Premier League.

Tani ai nis një aventurë të re me Tottenhamin, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese nën drejtimin e De Zerbit për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco