Racizmi ndaj Vinicius-it i kushtoi rëndë, Prestianni mbetet jashtë Botërorit

Racizmi ndaj Vinicius-it i kushtoi rëndë, Prestianni mbetet jashtë Botërorit

12:56, 29/05/2026

Gianluca Prestianni nuk do të jetë pjesë e Argjentinës në Botëror, pasi trajneri Lionel Scaloni ka vendosur ta lërë jashtë listës përfundimtare.

Sipas raportimeve, arsyeja kryesore lidhet me pezullimin e gjatë që lojtari i Benfikës, si pasojë e një incidenti në Ligën e Kampionëve, ku u përfshi në një përplasje me Vinícius Júnior.

Prestianni është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim (tre të detyrueshme dhe tre të tjera me kusht), gjë që do ta linte jashtë dy ndeshjeve të para të Botërorit, një faktor që ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e stafit teknik.

Scaloni ka preferuar të zgjedhë lojtarë të tjerë për atë pozicion, duke u fokusuar te futbollistë që mund të jenë të gatshëm që nga fillimi i turneut dhe të japin kontribut të menjëhershëm në fazën e grupeve.

Për më tepër, në staf është vlerësuar se situata e krijuar rreth incidentit mund të ndikojë negativisht edhe në imazhin e kombëtares argjentinase gjatë turneut.

Edhe pse UEFA nuk e ka konfirmuar një gjuhë raciste në episodin e Lisbonës, janë evidentuar fyerje të tjera që kanë sjellë dënimin e rëndë, i cili më pas është shtrirë edhe në nivel ndërkombëtar nga FIFA.

Në fund, vendimi i Scaloni-t është i qartë: Prestianni nuk do të jetë pjesë e listës, duke i dhënë përparësi stabilitetit dhe disponueshmërisë së plotë të lojtarëve në të gjithë kompeticionin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco