Barcelona përshpejton merkaton, Gordon drejt zyrtarizimit dhe Julían Álvarez në horizont

Barcelona përshpejton merkaton, Gordon drejt zyrtarizimit dhe Julían Álvarez në horizont

09:35, 29/05/2026

Merkatoja verore ka nisur të marrë zjarr edhe pse sezonet europiane ende nuk kanë përfunduar plotësisht. Me Botërorin 2026 që po afrohet, klubet e mëdha po lëvizin shpejt për të përforcuar skuadrat dhe një nga protagonistët kryesorë pritet të jetë Barcelona.

Klubi katalanas është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Anthony Gordon. Sipas raportimeve nga Spanja, negociatat për sulmuesin anglez janë përshpejtuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë mesditës. Barcelona besohet se ka mbyllur marrëveshjen dhe tashmë mungon vetëm konfirmimi zyrtar.

Megjithatë, katalanasit nuk synojnë të ndalen me kaq. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Julían Álvarez i ka komunikuar Atletico Madridit dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere, me Barcelonën që konsiderohet destinacioni i preferuar i sulmuesit argjentinas.

Pas afrimit të Gordonit, drejtuesit ‘blaugrana’ do të tentojnë të afrojnë edhe kampionin e botës me Argjentinën. Aktualisht ende nuk ka një ofertë zyrtare në tavolinë për Atleticon, por mediet spanjolle raportojnë se lëvizjet konkrete mund të nisin shumë shpejt.

Barcelona po synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm, ku Hansi Flick kërkon të rikthejë ekipin në majat e futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco