Messi do të jetë kapiteni i Argjentinës në Botërorin 2026, jashtë Mastantuono e Dybala

Messi do të jetë kapiteni i Argjentinës në Botërorin 2026, jashtë Mastantuono e Dybala

09:23, 29/05/2026

Lionel Messi do të udhëheqë sërish Argentinën si kapiten në Botëror. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Lionel Scaloni gjatë prezantimit të listës me 26 lojtarët e grumbulluar për turneun më të madh të futbollit.

‘Ylli’ i Inter Miamit, që aktualisht është 38 vjeç, do të marrë pjesë për herë të gjashtë në një Kupë Bote, duke vazhduar të shkruajë histori me fanellën ‘albiceleste’. Messi do të tentojë të udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit të fituar në 2022 FIFA World Cup në Katar katër vite më parë.

Pavarësisht një problemi të fundit muskulor në kofshën e majtë, kapiteni argjentinas është përfshirë normalisht në listën e publikuar nga Scaloni. Muajin e ardhshëm, Messi do të festojë 39-vjetorin, por vazhdon të mbetet pika kryesore e kombëtares së tij.

Në listën e Argjentinës nuk mungojnë shumë prej lojtarëve që triumfuan në Botërorin e vitit 2022, ndërsa trajneri ka vendosur të mos grumbullojë disa emra të rëndësishëm. Mes mungesave më të përfolura janë mesfushori i Real Madrid CF, Franco Mastantuono, si dhe lojtari i Romës, Paulo Dybala.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco