Tension i lartë te Reali para ‘El Clasico’-s, përplasje fizike mes Valverdes dhe Tchouaméni në stërvitje

Tension i lartë te Reali para ‘El Clasico’-s, përplasje fizike mes Valverdes dhe Tchouaméni në stërvitje

10:04, 07/05/2026

Real Madrid po kalon një periudhë me tension të lartë, vetëm pak ditë para ‘El Clásico’-s që mund të vendosë fatin e sezonit në LaLiga.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, gjatë stërvitjes në kompleksin Valdebebas, mes Federico Valverdes dhe Aurélien Tchouaméni ka shpërthyer një konflikt i ashpër fizik.

Ngjarja, e cila nisi nga një ndërhyrje e fortë në stërvitje, degjeneroi në shtyrje dhe përplasje mes dy lojtarëve, duke vazhduar më pas edhe në dhomat e zhveshjes me debate të forta dhe tension të lartë.

Sipas mediave si “Marca”, situata brenda skuadrës madrilene është bërë gjithnjë e më e brishtë, me konflikte të përsëritura që kanë nxjerrë në pah ndarje të thella në grup.

Raportohet gjithashtu se klima në ekip është përkeqësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, në një sezon të vështirë ku rezultatet nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe presioni është rritur maksimalisht.

Në këtë kontekst, situata e brendshme e klubit është bërë edhe më e ndjeshme, ndërsa disa lojtarë thuhet se nuk kanë më komunikim të rregullt me stafin teknik.

Ndërkohë, sfida e së dielës ndaj Barcelonës pritet të jetë vendimtare, pasi katalanasit kryesojnë kampionatin dhe një rezultat pozitiv në “El Clásico” do t’u mjaftonte për të siguruar titullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco