Interi zyrtarizon lamtumirën e katër veteranëve, kursen 20 milionë euro

Interi zyrtarizon lamtumirën e katër veteranëve, kursen 20 milionë euro

18:29, 30/06/2026

Klubi i Interit u ka dhënë sot lamtumirën katër futbollistëve të cilët kanë qenë prej vitesh pjesë e zikaltërve dhe kanë kontribuar në sukseset e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Interi ka vendosur që të mos rinovojë kontratat e Jan Sommer, Françesko Açerbit, Mateo Darmian dhe Stefan de Vrij.

Ka qenë një lëvizje për të rinuar skuadrën nga veteranët, por edhe për të ulur shpenzimet, pasi rinovimi i tyre do të sillte një goditje jo te vogël në arkat e klubit.

Sipas mediave italiane, klubi kursen kësisoj një shifër prej 19,9 milionë eurosh në sezon mes amortizimeve dhe rrogave bruto që do paguante për lojtarët.

Rrogat vlerësoheshin rreth 16,3 milionë euro me 3,5 milionë euro që vlerësoheshin si amortizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco