Milani dhe Leao drejt ndarjes, por për portugezin nuk interesohet kush

Milani dhe Leao drejt ndarjes, por për portugezin nuk interesohet kush

09:12, 07/05/2026

E ardhmja e Rafael Leão-s te Milani duket gjithnjë e më shumë në dyshim. Sulmuesi portugez, që më 10 qershor do të mbushë 27 vjeç, po kalon një sezon zhgënjyes, larg pritshmërive që kishin tifozët dhe drejtuesit kuqezi.

Shumëkush priste që ky të ishte sezoni i shpërthimit përfundimtar të Leao-s, me portugezin që duhej të merrte rolin e liderit absolut të skuadrës, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë karakterial. Në vend të kësaj, paraqitjet e tij kanë qenë të paqëndrueshme dhe shpesh nën nivelin e kërkuar.

Madje, sipas medieve italiane, trajneri Massimiliano Allegri po mendon ta lërë në stol në sfidën vendimtare ndaj Atalantës, një duel kyç për garën drejt UEFA Champions League.

Allegri provoi ta përshtaste Leaon edhe në rolin e sulmuesit qendror, por eksperimenti nuk dha rezultatet e pritura. Portugezi ka zhgënjyer si në aspektin realizues, ashtu edhe në sjelljen e tij, duke krijuar dilema taktike dhe morale brenda skuadrës.

Kontrata e Leao-s me Milanin skadon në vitin 2028 dhe përmban një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh, por kjo shifër konsiderohet thjesht formale. Aktualisht, asnjë klub nuk duket i gatshëm të paguajë një shumë kaq të lartë për të.

Sipas raportimeve, Milani do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta rreth 50-60 milionë euro, veçanërisht nëse portugezi zhvillon një Kupë Bote të mirë. Në këtë vlerë, Leao mund të konsiderohej një mundësi interesante në treg.

Problemi kryesor për klubin kuqezi është se, deri tani, nuk ka asnjë blerës konkret në horizont. Duke qenë se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2028, kjo verë konsiderohet momenti ideal për të përfituar ekonomikisht nga shitja e tij, përndryshe Milani do të duhet të rrezikojë edhe një sezon tjetër duke pritur maturimin që ende nuk ka ardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco