Khvicha Kvaratskhelia vazhdon të shkruajë histori në UEFA Champions League. Futbollisti gjeorgjian vendosi një rekord të ri pas asistimit të dhuruar për Ousmane Dembélé-në në përballjen ndaj Bayern Munich.
Me këtë asist, Kvaratskhelia u bë lojtari i parë në historinë e Champions League që arrin të shënojë ose të japë asistime në shtatë paraqitje radhazi në fazën me eliminim direkt brenda të njëjtit sezon.
Forma e tij fantastike në këtë edicion është konfirmuar në çdo raund:
- gol ndaj Monaco-s
- dy gola dhe një asist ndaj Chelsea-t
- gol tjetër ndaj Chelsea-t
- gol ndaj Liverpoolit
- asistim ndaj Liverpoolit
- dy gola ndaj Bayern-it
- asistim ndaj Bayern-it
Gjithashtu, ‘ylli’ gjeorgjian është bërë futbollisti i tretë në historinë e Paris Saint-Germain që përfshihet direkt në mbi 15 gola në fazat me eliminim të Champions League.
Para tij, këtë arritje e kishin realizuar vetëm Ousmane Dembélé dhe Kylian Mbappé.
Një tjetër mbrëmje magjike për Kvaratskhelian, që po shndërrohet në një nga protagonistët absolutë të sezonit europian të PSG-së.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: